Uji Dea

Kurti: Vendet autoritare hyjnë në luftë, ndërsa ato demokratike nuk luftojnë me njëra-tjetrën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova po i bashkëngjitet më shumë se 100 vendeve për samitin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, raporton Ekonomia Online.

Në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, kreu i Qeverisë, ka thënë se në fushën e mbrojtjes kundër autoritarizmit, Kosova i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse pas invazionit në Ukrainë.

ARKATANA

“Bashkë me më shumë se 100 vende të tjera edhe Kosova ishte pjesëmarrëse në këtë samit të rëndësishëm. Mbrojtja kundër autoritarizmit, kundër korrupsionit, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Në fushën e anti-korrupsionit kemi nisur reforma të thella. Policia e Kosovës po tregohet gjithnjë më aktive në terren. Republika e Kosovës u është bashkangjitur të gjitha sanksioneve ndaj federatës ruse. Kemi shprehur gatishmërinë të pranojmë deri në 5000 refugjatëve të Ukrainës. Agresioni i Rusisë si dhe masakrat e civilëve dëshmojnë edhe më shumë mbrojtjen e demokracisë”, tha Kurti.

Ai ka thënë se vendet autoritare hyjnë në luftë dhe vendet demokratike nuk luftojnë me njëra-tjetrën.“Në vitin 1975 filozofi Emanuel Kant ka parashtruar për herë të parë teorinë e paqes demokratike. Deri më tani ky rregull nuk është thyer asnjëherë. Ne vendet demokratike interesat e përgjithshme të qytetarëve janë ato vendimtare. Po të ishte Rusia vend demokratik kurrë nuk do të kishte tentuar ta pushtojë Ukrainën dhe po të ishte Serbia vend demokratik as ajo nuk do të ishte kërcënim ndaj paqes së qëndrueshme në rajonin tonë”, ka thënë ai.“Si kryeministër ju garantoj që qeveria jonë do të qëndroj krahë për krah me juve si dhe me SHBA-në dhe me vendet tjera”, tha në fund Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.