FIDANISHTJA

Kurti vazhdon kritikat ndaj bashkësisë ndërkombëtare: Kthejani Serbisë regjimin e vizave, pastaj e zbatojnë marrëveshjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intevistë për median estoneze “Delfi” ka bërë një numër komentesh qortuese ndaj “qasjes së butë” të Perëndimit ndaj Serbisë, ku madje ka dhënë edhe disa “ide” se si duhet të rrotllojnë këtë qasje.

Për atë se Serbia nuk e zbaton Marrëveshjen e Ohrit, Kurti tha se Serbia duhet të kërcënohet me sanksione; e ku madje ua dha edhe sygjerime BE-së dhe ShBA-së.“Për shembull, liderët e BE-së duhet t’i thonë Beogradit se nëse nuk e zbatoni Marrëveshjen me Kosovën, do t’ua kthejmë regjimin e vizave. Do të ishin të gatshëm menjëherë ta zbatojnë marrëveshjen, sepse nuk do të guxonin të humbisnin lëvizjen e lirë pa viza”, ka thënë Kurti, raporton Nacionale.

UBT

Ndërkaq, edhe më tej ai i sugjeron bashkërisht ShBA-së dhe BE-së se duhet “t’ua theksojnë Serbisë” mbështetjen financiare dhe materiale që ata e marrin prej tyre.“Duhet t’i thonë që mbështetja ndaj Serbisë nga perëndimi demokratik nuk duhet të merren si e mirëqenë”, ka thënë nAlbin Kurti.

“Po, mendoj se ndaj Serbisë duhet marrë masa strikte për investimet e huaja. Nëse do të kërcënoheshin me tërheqje, Serbia do të sillej menjëherë në mënyrë të disiplinuar dhe do ta zbatonte marrëveshjen tonë”, ka thënë Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.