GRANDEMALL

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Po mbani një uniformë të prejardhur nga uniforma e Adem Jasharit – lufta në Prekaz nxiti mobilizimin e UÇK-së dhe NATO-s

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e FSK-së për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti ka thënë se më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, në familjen e Shaban Jasharit në Prekaz u luftua nga Serbia fashiste e Sllobodan Millosheviqit, e cila ka menduar se duke vrarë Adem dhe Hamëz Jasharin, mund ta shuante UÇK-në dhe luftën e saj të drejtë për çlirimin e Kosovës.

“Duke ndezur luftën në Prekaz, ajo vetëm sa e nxiti edhe më shumë mobilizimin dhe përbashkimin e njerëzve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga disa grupe personash të armatosur me luftën e saj të drejtë dhe të çiltër, arriti ta fitonte edhe përkrahjen e NATO-s e veçanërisht të SHBA-së, që u përfshinë më pas në luftë për t’i dhënë bashkë goditjen përfundimtare Serbisë dhe për ta çliruar Kosovën në vitin 1999”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka shtuar se në këtë 25-vjetor të Epopesë së UÇK-së, le të kujtojmë fillet e kësaj tradite përkujtimore, të nisur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1999, kur ushtarët e UÇK-së thanë për herë të parë: “Ai është gjallë”

ARKATANA

“U tha “Ai është gjallë” edhe pse ai kishte vdekur për liri, sepse ishte pikërisht rënia e tij heroike, që kishte bërë që Adem Jashari të mbetej i gjallë mes ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ai është gjallë” edhe sot, veçanërisht sot, dhe veçanërisht te ju ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Është kështu sepse origjina e ushtrisë së Kosovës, duhet kërkuar në fund të viteve ‘80-të, atëherë kur Ademi nisi të fliste me shokët për nevojën që kishte Kosova për të patur ushtri.

Andaj sot, ne e përmbushim edhe vizionin e atëhershëm të Adem Jasharit për ushtrinë e Kosovës, teksa e ndihmojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila është në proces të transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, duke shtuar personelin dhe rritur kapacitetet, duke u pajisur me armatime moderne dhe duke u trajnuar e stërvitur në akademitë më të mira ushtarake të vendeve tona aleate”, tha Kurti.

Kurti ka shtuar se ushtarët e FSK-së, nuk duhet harruar që po mbajnë uniformën e prejardhur nga uniforma e kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.

“Ju ushtare dhe ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sa herë që e veshni uniformën tuaj, mos harroni që po e mbani një uniformë të prejardhur nga uniforma e Adem Jasharit, Kryekomandatit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, lavdi të gjithë të rënëve më 5, 6 dhe 7 mars 1998 si dhe të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës!”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.