Fundamenti

Kurti uron Kurban Bajramin, bënë thirrje për solidaritet dhe mirënjohje

/ 2 minuta lexim

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë duke theksuar rëndësinë e vlerave të sakrificës dhe devotshmërisë.

Në mesazhin e tij, Kurti ka bërë thirrje për falënderim për bekimet tona dhe për ndarjen e tyre me ata që kanë më shumë nevojë.

“Me fat Bajrami! Gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. Për të qenë falënderues për bekimet tona dhe për t’i ndarë me ata që kanë më shumë nevojë,” ka thënë kryeministri.

Në urimin e tij, Kurti ka theksuar rëndësinë e mirësisë ndaj njëri-tjetrit, bujarisë dhe kujdesit për të gjithë.

Hidromorava

Ai ka bërë thirrje për përbashkim rreth thirrjes për vepra të mira, duke nxitur njerëzit të jenë zemërgjerë jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen e tyre.

“Për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë, e përbashkim rreth thirrjes për vepra të mira. Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka nënvizuar rëndësinë e solidaritetit, duke shpresuar që kjo cilësi të shtohet ndër njerëz. Ai ka bërë thirrje që sakrifica e dëlirë të bëhet shpërblim për më të mirën në ne, duke promovuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të dhembshur.

“Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tonë. U shtoftë solidariteti ndër ne. Sakrifica e dëlirë u bëftë shpërblim për më të mirën në ne,” ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/