FIDANISHTJA

Kurti: Unë i kam kërkuar Borrellit ta dënojë djegien e veturave në veri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka dënuar djegien e veturave në veri të Kosovës, të qytetarëve serbë që i kanë konvertuar targat në RKS.

Por sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ky reagim ka ardhur pas kërkesës që ka pasur drejt Borrell.

“I kam kërkuar Borrellit ta dënojë djegien e veturave në veri të Kosovës. Kjo është bërë nga kriminelët të cilët janë të organizuar në struktura të ndryshme, por e përbashkëta e të gjitha këtyre strukturave është se Beogradi i dirigjon dhe i financon”, ka deklaruar Kurti për mediat serbe pas Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Berlin.

FITORJA

“Ne duam paqe dhe siguri për krejt qytetarët dhe shteti i Republikës së Kosovës është shtet i pavarur që ka sundim të ligjit dhe Kushtetutën e vetë. Por e dimë që në veri të shtetit tonë është Serbia, ku nuk ka as demokraci e as vlera proevropiane për shkak se Beogradi, në të vërtetë ka marrë anën e Kremlinit dhe presidentit Putin i cili e ka ndërmarrë sulmin e tmerrshëm ndaj Ukrainës”.“Atje, pos krimeve të ndryshme të luftës, në njëfarë mënyre Putin po dëshiron ta sulmojnë gjithë rendin evropian dhe euroatlantik i cili nuk është vetëm rend i sigurisë e paqes por edhe i demokracisë dhe lirisë, të atillë çfarë ne i njohim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.