ARKATANA

Kurti: UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur rajoni

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për hapjen e “arkivave të UÇK-së”. Ai ka thënë se UÇK-ja nuk ka asgjë për të fshehur dhe e ka cilësuar atë si ushtrinë më transparente që ka njohur ndonjëherë rajoni.

“Nuk ka dokumentacion të UÇK-së që nuk është bërë film dokumentar, që nuk është bërë Fejton. UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur, jo vetëm rajoni ynë ndonjëherë dhe në këtë kuptim krejt çka është dokument i ushtrisë tonë çlirimtare është arkivë e Kosovës që ka qenë gjithmonë e hapur për UNMIK’un, Tribunalin e Hagës, EULEX’in dhe për publikun e gjerë”, ka thënë Kurti.

“Serbia dëshiron të aludoj që ju keni gjëra që i fshihni dhe s’është e vërtetë dhe me këtë ofenzivë të saj ajo dëshiron të mos mbrohet me faktin se ajo nuk i ka hapur arkivat”, vazhdoi kryeministri.

Fundamenti

Kurti ka folur edhe për deklaratat e Besnik Bislimit, duke e mbrojtur veprimin e zëvendësit të tij.

“Nuk mendoj që ka qenë gabim taktik i Besnik Bislimit, unë besoj se ai e ka thënë të vërtetën dhe më pas e ka sqaruar atë, mirëpo duhet ta kuptoni që Qeveria e Kosovës ekziston për ta kënaqur qytetarin dhe jo opozitën”, tha ndër të tjerash kryeministri Albin Kurti në ATV.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.