Eko Higjiena

Kurti: Turqia është një shtet aleat dhe një popull mik i Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Kosovë, në shënim të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të Turqisë, Kryeministri i vendit Albin Kurti, shprehu konsideratat e popullit të Kosovës ndaj vendit dhe popullit turk.

Kosova te Turqia shikon një shtet aleat dhe një popull mik, me të cilin kemi lidhje të ngushta historike, marrëdhënie të sinqerta dhe të dobishme në shumë plane në të tashmen, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij, raporton Zeri.info.

Ai shtoi se edhe për të ardhmen, populli i Kosovës dhe ai i Turqisë ndajnë perspektivën e paqes së qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, të integrimeve në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si edhe të zhvillimit ekonomik e social.

FIDANISHTJA

Ai shprehu mirënjohjen ndaj presidentit Erdoëan për mbështetjen që i ka dhënë anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO, si një veprim i denjë që do t’i shërbente sigurisë dhe paqes në Ballkan dhe në botë.

Turqia mbetet një partner strategjik i Kosovës dhe qeveria e Kosovës është e përkushtuar në vijimin dhe në zgjerimin e bashkëpunimeve ekonomike e kulturore dhe sociale mes dy vendeve, theksoi kryeministri Kurti. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.