Eko Higjiena

Kurti tregon si e ‘shtrënguan’ ndërmjetësuesit: Propozimi u bë “merre ose lëre”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar kronoligjinë e ngjarjeve që dërguan deri tek propozimi i fundit franko-gjerman, që ai tha se ishte gati “merre ose lere”.

Kurti thotë se SHBA e përkrah këtë plan, bashkë me sthetet tjera perëndimore.

“5 emisarët ishin bashkë më 15 janar këtu. Që të gjitha janë bashkë. Më shumë do të thosha se është në fazën e propozimit i cili merr shumë nga fryma dhe paragrafët e caktuara në marrëveshjen mes dy Gjermanive”, tha Kurti në Klan.

“Herën e parë kur na kanë sjellur më 9 shtator, nuk ka qenë mere ose lëre. Ndërkaq më 20 janar, për bindjen time pas shumë kohësh pas kishim mundur të takohemi shumë herë, ishte shumë më afër mere ose lere. Propozimi nuk është që nuk nënkupton bisedime të mëtutjeshmne. E pranojmë në parim, duhet ta negociojmë dhe duhet ta shndërrojmë atë propozim në marrëveshje sepse ka shumë të paqarta sidomos për mekanizmat që do ta fusin në funksion. E sjell njohjen de-facto mes shteteve”, shtoi ai.

UBT

Kurti thotë se duhet të diskutohet ende për propozimin dhe se ai nuk është final dhe se dallon nga marrëveshja mes dy Gjermanive e vitit 1972.

“Nuk është finale, andaj po them. Është më tepër një marrëveshje bazike e cila bën një marrëveshje mes dy palëve por jo të plotë”

“Dallon, pasi kancelari i atëhershëm gjerman, Willy Brandt, shkoinë Varshave dhe u përul para përmendores së përkujtimit të viktimave të nazizmit gjerman. Ndërkaq Vucici ende e konsideron fabrikim Masakrën e Reçakut”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.