UBT

Kurti tregon se kush duhet të japë përgjegjësi për Demarkacionin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetari i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha, duhet të japin përgjegjësi për marrëveshjen kufirit me malazezët, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të bazohet shënjimi i kufijve shtetërorë në bazë të librave kadastralë, sikur që do bënin kushërinjtë mes vete”, pohoi Kurti.

Mobi Casa

Kurti, që me udhëheqës të të tjerë të Vetëvendosjes po udhëton nëpër fabrika të ndryshme në Kosovë, shtoi se qeveria e Vetëvendosjes do ta rinegociojë marrëveshjen me Malin e Zi.

“Do arrijmë një marrëveshje të kënaqshme për të gjitha palët”, shtoi Kurti.