Fundamenti

Kurti tregon pse s’e takon Jasharajn: Kërkesat janë absurde, jam në hall me ta

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është kërkesë absurde e SBAShK-ut për ndarjen e 100 eurove çdo muaj deri të procedohet ligji i pagave.Sipas tij, në një Kosovë me të cilën testet e PISA-s po e nxjerr 3/4 e fëmijëve si analfabetë funksionalë, “ta shantazosh qeverinë është papërgjegjësi absolute”.

Shefi i qeverisë deklaroi se nuk shantazhohen nga askush pasi shteti nuk krijohet nga shantazhet.Kurti, në një konferencë për medie shtoi se Rrahman Jasharajn, s’mund të takoj meqë është rregull që të takohet me kreun e BSKPK-së, Athdhe Hykollin.

“Nëse kryetari i BSPK-së thotë se nuk jam më kryetar unë e takoj kryetarin. Si kryeministër unë e takoj kryetarin e BSPK-së. Ai është zgjedhur në një kongres të BSPK-së, të cilët më kanë ftuar edhe mua. E kam për detyrë dhe bindje që ta takoj kreun e BSPK-së. Greva është instrument legjitim sindikal, por hapi i fundit jo i pari. 50 eurot që do t’i japim për punëtorët publik nga muaji shtator për këtë vit në muajt fiskalë”.“Kjo s’ka të bëjë me ligjin për paga që do ta sjellim në Kuvend. Kjo është për përballje me inflacionin, jo për ligjin e pagave. Kërkesa absurde e 100 eurove në arsim deri te projektligji i pagave, është bërë që të krijohet projektligji do të kemi edhe më shumë se kaq. Me një Kosovë me të cilën testet e PISA-s po na nxjerrin 3/4 e fëmijëve si analfabetë funksionalë ta shantazosh qeverinë është papërgjegjësi absolute. Ne nuk shantazhohemi”.

UBT

Ai u bëri thirrje mësimdhënësve të kthehen në shkollë të hënën tjetër, por shton se nuk mungon komunikimi i qeverisë me përfaqësuesit e sindikatave, por racionaliteti i kërkesave.“Kam hall për këto kërkesa që bëhen në mënyrë delirante”, tha Kurti.

“Ta bojkotosh shtetin do të thotë ta bojkotosh shtetin. Kemi bërë luftë për shkollë e ta bojkotojmë atë me greva ekstremiste. Iu bëj thirrje që të hënën të jenë në shkollë dhe t’u japin mësim të vegjëlve tanë. Jemi për mësimdhënësit, por edhe për nxënësit. Unë kam takuar disa herë kreun e BSPK-së, zotëri Atdhe Hykollin me bashkëpunëtorë ndërkaq ministrat e mi kanë takuar degës sindikale të BSPK-së”.

“Nëse duan të kenë shtet, duhet të ketë ligj. Unë jam për sindikata, për sindikata të fuqishme edhe në sektorin privat jo vetëm publik. Kërkesat absurde irracionale, që më shumë janë dëshira arbitrare se sa mundësi reale, nuk mund të ecim përpara. Në përputhje me buxhetin e shtetit, krizën ekonomike ne do t’i marrim masat tona”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.