Fundamenti

Kurti tregon katër parimet e tij për dialogun: S’mund të ketë Asociacion njëetnik

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili sot pasdite pritet të zgjidhet kryeministër, ka marrë pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur për ta parë prespektivën e Qeverisë në ardhje lidhur me këtë çështje.

Kurti ka thënë se në dialog s’ka nevojë të negociohet për çështje që garantohen me Kushtetutë, ndërsa ka theksuar se nuk mund të themelohet Asociacion njëetnik, raporton Gazeta Express.

“Neni 44 i Kushtetutës garanton lirinë e asocimit, por nuk ka nevojë të negociohet për diçka që garantohet me Kushtetutë. Nuk mund të kemi Asociacion njëetnik- e thotë edhe Gjykata Kushtetuese. Mund të ketë Asociacion të komunave të bjeshkës së Rugovës, maleve të Sharrit, etj., por jo njëetnik”, ka thënë Kurti në këtë tryezë.

FIDANISHTJA

Ai ka përmendur edhe katër parime, sipas të cilave ai thotë se duhet të zhvillohet procesi i dialogut me Serbinë.

“Katër parime: Një, duhet pranuar realiteti; dy, duhet pranuar e vërteta; tre, të ulemi si të barabartë; katër, të përfitojnë qytetarët”, ka thënë Kurti.

Bashkimi Evropian dje ka ritheksuar se Kosova duhet ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e parandalon këtë. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.