HW

Kurti tregon çfarë do ndodhte nëse do të dështonte koalicioni me LDK-në

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur detaje të pa thëna rreth negociatave që i kanë bërë më Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se negociatat me LDK-në ishin të vështira, dhe se në rast se do të dështonte marrëveshja ai nuk do ta dorëzonte mandatin, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e pakicës për mua do të shënonte dështimin e marrëveshjes që unë nuk e kam dëshiruar, dhe një tentativë e cila nuk do të kishte sukses. Por, nuk do të ngeleshim të ngujuar që ta dorëzonim mandatin. Do të rrëzohesha në Kuvend por nuk do ta dorëzoja mandatin. Kur Glauku e ka pa që unë jam i gatshëm të rrëzohem në Kuvend nëse s’kemi marrëveshje, ai e ka përjetuar shumë rëndë këtë gjë. Kur i thashë Glaukut aso kohe: ti ngel kryetar Kuvendi, unë lider i opozitës, dhe për 6 muaj do të shkaktojmë zgjedhje sërish dhe do t’i fitojmë prapë ato zgjedhje, ai ka mbetur dhe filloi të flasë me mua gjërat që i ka thënë edhe në publik”, ka thënë Kurti.

Fundamenti

Kurti ka pohuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar zgjedhjet për shkak se qytetarët i duan idetë e LVV-së.

Ai ka thënë që Qeveria që udhëheq ai të mos e vazhdojë trendin e qeverive të kaluara, të cilat kanë qenë afatshkurtëra, duke shtuar se korrupsioni nuk do të ketë vend në qeverisjen e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.