KKGJILAN

Kurti thotë se pasi të kthehet nga Brukseli do t’ia fillojë punës

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një muaj pasi u votua qeveria e tij, ka deklaruar se pasi të kthehet nga vizita në Bruksel ku është thirrur që të diskutojë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, do të fillojë me “agjendën transformuese”.

Kurti këto deklarime i ka bërë në llogarinë e tij personale në ‘Twitter’, derisa ka përmendur programin për krijimin e vendeve të punës dhe luftimin e korrupsionit.

“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të qeverisë sonë. program për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin”, thuhet në postimin e tij.

Fidanishtja

“Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në parlament për miratim dhe do të fillojmë axhendën tonë transformuese”, shton tutje i pari i ekzekutivit.

Një nga format nëpërmjet së cilës Qeveria Kurti mëton të luftojë korrupsionin është edhe nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së paluajtshme, përmes krijimit të një bordi përkatës. Ky format për luftimin e korrupsionit është kritikuar nga opozita, duke u cilësuar si anti-kushtetues sepse, siç thonë ata, godet vetëm një kategori të njerëzve dhe është politik. /Gazeta Express/