FITORJA

Kurti thotë se me Lajçakun bisedoi për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Implementues të Ohrit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç njofton Qeveria, në këtë takim u diskutua për aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera, përfshirë respektimin e procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

Liverpooli pëson një goditje të rëndë para ndeshjes me Arsenalin, shtohen problemet për…Biden: Ne do t’i përgjigjemi vrajses së ushtarëve amerikanë në JordaniLavrov me propagandë speciale, përmend Kosovën dhe faktorin shqiptar në BallkanProblemet e raportuara nga qytetarët e Prishtinës, rregullohen nga komuna​Edhe një ditë afat për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente

Qeveria thotë se mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Zëvendëskryeministrit të parë Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.

Eco Higjiena

Ndërkaq, Lajçak, tha të martën se bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti edhe për vendimin e Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit në pagesat me para të gatshme në vend.

Banka Qendrore e Kosovës e nxori një rregullore të re javë më parë, e cila kërkon që të gjitha pagesat me para të gatshme kudo në Kosovë të bëhen vetëm me euro duke nisur nga 1 shkurti, duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb në vend.

Lajçak është pyetur nëse bisedoi me Kurtin për shtyrjen e vendimit të BQK-së.

“Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por dua të veproj si zëvendës i Qeverisë kosovare, por ju do të njoftoheni nesër”.

“Pra, ju do të mësoni më shumë rreth kësaj”, shtoi ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.