UBT

Kurti thotë se liberalizimi i vizave do të duhej të ndodhte në vitin 2022

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri Albin Kurti thotë se Kosovës do të duhej t’i hiqeshin vizat në vitin e ardhshëm. Sipas tij, ka ardhur koha për një gjë të tillë.

Kurti komentet i bëri në Austri në diskutimin “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore?”

“Unë mendoj se është koha e duhur për Kosovën që të kemi liberalizim të vizave diku vitin e ardhshëm. Kjo nuk varet natyrisht nga ne”, thotë Kurti.

“Por kurdo që takohemi kolegët europianë dhe miqtë të gjithë e shohin si padrejtësi të madhe për Kosovën dhe në anën tjetër BE ka më shumë vetëbesim dhe kjo përkthehet në një besueshmëri më të madhe në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.

Komiteti për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme [LIBE], në shtator të vitit 2019, e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

United Hospital

Një shumicë prej 49 ligjvënësish ranë dakord të fillojnë bisedimet me Këshillin e Bashkimit Evropian për propozimin e heqjes së vizave për Kosovën.

Votime të ngjashme ishin mbajtur edhe në shtator të vitit 2018 dhe mars të vitit 2019, por mandati për bisedime me Këshillin e BE’së është dashur të ripërtërihet pas zgjedhjeve të përgjithshme të BE-së në muajin maj.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës mbetet ende i diskutueshëm në Këshillin e BE-së.

Franca dhe Holanda vazhdojnë të hezitojnë që t’i japin Këshillit një mandat për të negociuar me parlamentin.

Për tri vjet rresht, liberalizimi i vizave për Kosovën ishte kushtëzuar nga BE-ja me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Por, edhe pse Kuvendi i Kosovës, ndonëse me tri vjet vonesë arrti ta ratifikonte demarkacionin, BE-ja më pas nuk arriti konsensusin e brendshëm për t’ua hequr vizat qytetarëve të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.