Mobi Casa

Kurti thotë se Kryeministri vendosi taksën për të qëndruar në pushtet

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot se kryeministri Ramush Haradinaj po e mbanë taksën vetëm për të qëndruar më gjatë në pushtet. Ai gjithashtu ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku ka adresuar kritika ndaj Thaçit, Haradinajt e Veselit.

“Kryeministri Haradinaj nuk po qëndron pse beson në taksën 100 për qind, por sepse e do pushtetin. E ka kuptuar, e ka hetuar se po e hoqi taksën do ta heqin nga pushteti. Prandaj po e zgjatë sa po mundet qëndrimin në pushtet, që t’i japë kohë ministrit të asfaltit, Pal Lekajt”, u shpreh Kurti.

Kurti ka folur edhe për liberalizimin e vizaqve, gjë të cilën ka thënë se nuk duhet ta kërkojnë Presidenti, Kryeministri e Kryeparlamentari, por Ministrja e Integrimeve Europiane.

Uji Dea

“Është e dëmshme për dinjitetin e qytetarit të Kosovës kur Kryeministri, Presidenti, Kryeparlamentari kërkojnë veçse liberalizimin e vizave. Le ta bëjë këtë si kërkesë Ministrja e Integrimeve Uuropiane. Edhe ashtu të gjithë këta janë mashtrues e gënjeshtarë, le të gënjejë vetëm njëri prej tyre e dimë që vlen edhe për tjerët. Për liberalizim të vizave, këta ja hoqën shtetit të Kosovës 8 mijë e 200 hektarë”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri në konferencën për publikimin e kandidatëve të partisë së tij për zgjedhjet për kryetarë të komunave për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.