Kurti: Thaçi s’bën për President, harroi betimin për bashkim kombëtar

Ish kreu i VV’së, Albin Kurti, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se sot Kosova nuk ka nevojë për një President të ri nga një Kuvend i vjetër. Sipas Kurtit në biografin e Thaçit ka shumë të pavërteta, duke ia përmendur se ai nuk e di gjuhën angleze e duke ia përkujtuar aferën pronto. Kurti po ashtu ia përmend Thaçit se ai e ka harruar betimin për bashkim kombëtar.
“Kosova sot nuk ka nevoje për një president të ri, nga ky Kuvend i vjetër i gazit, por ka nevojë për zgjedhje të reja, dhe për një kuvend të ri. E më pas ka nevoje për Qeveri te re dhe President të ri.
Nuk është lexuar biografia e kandidatëve për President, sepse aty ka shumë të pavërteta. Kemi një njëri që e njohim dhe një biografi që nuk e njohim
Thuhet se si Kryeministër e paska shpallë pavarësinë e Kosovës- kjo nuk është ë pa vërteta, sepse ai e ka lexuar atë, dhe pavarësinë e kanë shpallur përfaqësuesit e popullit.
Ka rrena të tjera se ai e flet gjuhën angleze, por nga afera pronto, shihet se aty e njohin gjuhën Italiane.
Ka shumë pasaktësi në biografinë, por ka edhe gjëra më të rrezikshme se kaq. Thuhet se ky person ka qenë edhe I njohur për angazhimin në lëvizjen popullore për lirinë e Kosovës, dhe ne i njohim personat që kanë qenë aty, Afrim Zhitia, Fadil Vatra dhe Behadin Hallaqit, të cilët tani më nuk janë të gjallë” , ka thënë Kurti. /Gazeta Express/