GRANDEMALL

Kurti: Thaçi nuk mundet pa Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sipas Albin Kurtit, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e ka një shtysë të fortë që të dialogojë me Serbinë.

“Për mua është e qartë se kryeministri Thaçi ia ka nevojën Serbisë. Ani nuk mundet pa Serbinë, sepse vetëm asisoj mund të mbetet në pushtet dhe të jetë interesant për ndërkombëtarët”, ka thënë ai për “Kohën Ditore”.

Kryetari i “Vetëvendosjes” po sheh se si Thaçi ende pa nisur mirë dialogu politik me Serbinë po heqë dorë nga zotimet e tij.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, pas takimit me ministrin e Jashtëm britanik, Ëilliam Hague, për dallim nga deklarimet e mëhershme, kur thoshte se përfundimi i bisedimeve do të jetë me njohje nga Serbia, tash pret njohje nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ende.

Mobi Casa

Lideri i forcës së dytë më të madhe opozitare i është referuar si kriminal takimit të Thaçit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, ndërsa ka thënë se Kosova është dashur ta kushtëzojë Serbinë te Bashkimi Evropian për normalizimin e raporteve.

Kurti ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme në apdka. Ai ka thënë se aty do të ndodhë një puç nga Shërbimi Informativ i Kosovës.
Kurti ka thënë se i ka “lypur mejdan” Thaçit në cilindo televizion që ai do, porse këtij të fundit, siç ka thënë ai, :nuk po ia mbanë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.