FITORJA

Kurti: Thaçi kot negocion me Vuçiqin, ai është i vetmuar, e ka humbur kredbilitetin dhe autoritetin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se “presidenti Thaçi kot negocion me Vuçiqin, sepse ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë [korrigjimi i kufijve] në llogarinë tonë”.

Kurti, në një intervistë për portalin serb “Istinomer,” ka thënë se “Thaçi është i vetmuar, nuk e ka përkrahjen e popullit, sikur që nuk e ka as mandatin e Kuvendit për çfarëdo negociatash. Thaçi e ka humbur edhe kredibilitetin edhe autoritetin.”

“… Në gjithë karrierën e tij, Thaçi sot është në nivelin më të ulët, kur është fjala për përkrahjen qytetare, për çka flasin matjet në opinionin publik. Është paradoksale, mirëpo pika më e fortë e këtij presidenti të dobët është pikërisht kryeministri i dobët. Shërbimi më i madh që Haradinaj sot mund t’i bëj vendit është të dalë nga koalicioni qeveritar, me çka do të shkaktonte zgjedhje të reja. Një akt i tillë do ta delegjitimonte komplet Thaçin, i cili përveç asaj që është i korruptuar, në të njejtën kohë është i shantazhuar. Në këtë kuptim ai ka hall fatin e tij, jo fatin e Kosovës”, tha ai, prcjell Telegrafi.

Më tej Kurti ka thënë se “Kancelarja Merkel në disa raste ka theksuar se Gjermania nuk e përkrahë ndërrimin e kufijve, e qëndrim të ngjashëm kane edhe qeveria britanike dhe ajo franceze. Fjala është për shtete kyçe të BE-së që e kanë njohur Kosovën në kufijtë ekzistues. Duetin Thaçi-Vuçiq eventualisht e përkrahin qarqe të caktuara të së djathtës ekstreme”.

Uji Dea

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje vlerëson se ideja e demarkacionit të kufirit mund të duket tërheqëse për disa rryma brenda BE-së, sepse Serbia duhet ta përmbushë artikullin 35 në negociatat për anëtarësim, që nënkupton definimin e territorit dhe të kufijve, mirëpo që Kosova nuk mund të heqë dorë nga territori i saj dhe nga interesat e saj jetike për shkak të Serbisë.

Përkujton që Serbia duhet ta njohë Kosovën, kurse në anën tjetër BE duhet që, për shkak të ruajtjes së paqes në tërë rajonin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, t’i anëtarësojë të gjitha vendet së bashku.

“Serbia na do neve, qytetarëve të Kosovës, si konsumatorë të mallrave të saj, derisa prodhuesit tanë praktikisht nuk kanë shans të eksportojnë në Serbi. Qëndrimi ynë është për reciprocitet të plotë me Serbinë. Reciprociteti në marrëdhënie është parimi real. Negociatat në mes të Kosovës dhe Serbisë i duhen më shumë Vuçiqit sesa neve”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.