Hidromorava

Kurti :Thaçi fajtor për Tribunalin

/ 1 minutë lexim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehet kundër ngritjes së një Tribunali që do të merrej me krimet e luftës që pretendohet të jenë kryer nga UÇK-ja në Kosovë.

Ai thotë se Tribunali do duhej të formohej për Serbinë, e cila i ka nisur katër luftëra në ish Jugosllavi. Ai tha se përveç shqiptarëve, këtë duhet ta thonë nëpër forumet ndërkombëtare edhe kroatët, sllovenët e boshnjakët.

Fidanishtja

“Duhet t’ia thonë hapur bashkësisë ndërkombëtare, se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë në rajonin e Ballkanit, arrihet nëpërmjet një Tribunali për Serbinë, e jo në Kosovë e për Kosovën”, tha Kurti, raportojn mediat vendore.

Kurti e fajëson kryeministrin Thaçi për Tribunalin e shumëpërfolur për Kosovën, duke thënë se ai po e trason rrugën për krijimin e tij.