FITORJA

Kurti tha se shkon ku e thërrasin, Jasharaj: Kryeministër, merri Nagavcin e Muratin e eja javën e ardhshme në SBASHK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj, duket se i kanë lënë përshtypje deklarata e kryeministrit Albin Kurti, i cili një ditë më parë gjatë një tubimi në Prishtinë për zgjedhjet Luginë të Preshevës tha se shkon aty ku e thërrasin.

E pas kësaj ka reaguar sot kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili e ftoi kryeministrin që javën e ardhshme ta vizitojë SBASHK-un.

“E pata vështirë të besoj dhe prandaj e dëgjova disa herë dhe pastaj po ashtu disa herë e lexova me kujdes dhe u binda, Kryeministri e paska thënë se shkon aty ku e thërrasin. Ky deklarim i tij më bëri që ta kritikojë kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por edhe të bëhem vetëkritik.

GRANDEMALL

Ne i kemi dërguar dhjetëra kërkesa Kryeministrit në emër të BSPK-së dhe më shumë kërkesa ministres Nagavci për takime e për të bashkëbiseduar për gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë, por u kemi thënë se takimet t’i mbajmë të ata dhe meritojmë kritika se e paskemi harruar traditën shqiptare të mikpritjes dhe në shkresat tona për takime as edhe një herë nuk u kemi thënë ejani te ne”, shkruan Jasharaj.

“Tani kur e mësova këtë dëshirë të kryeministrit dhe Qeverisë së tij se duhet t’i thërrasin se kafe e çaj kemi edhe ne, publikisht po i drejtohem Kryeministrit Kurti që t’i marrë ministren Nagavci e ministrin Murati dhe të vijnë javën e ardhshme në SBASHK”, thekson tutje kryetari i SBASHK-ut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.