RCCOLA

“Kurti të ndajë mendjen çfarë do nga dialogu me Serbinë”, Hoxhaj: Të shfrytëzojë vëmendjen e SHBA dhe BE

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosova ndodhet në një “momentum” të mirë përsa i përket rrugës europiane, kështu tha ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj foli për procesin e liberalizimit të vizave dhe ftesën për të qenë pjesë e bashkësisë politike europiane, duke i cilësuar si lajme shumë të mira.

“Ky vit është një vit që përcjell një ndryshim gjeopolitik në Europë për shkak të luftës në Ukrainë. Qytetarët e Kosovës i kanë plotësuar kriteret për vizat prej shumë vitesh dhe prej 2018 është konfirmuar dhe nga KE që duhet të hiqen vizat, por ka pas hezitim nga Franca e Holanda. Dhe duket këto hezitime janë hequr dhe pritet që më 13 tetor të jetë një axhendë. Kjo është një arritje në Kosovë, por e vonuar dhe kjo ka të bëjë me kolegët që janë në qeveri që kanë kundërshtuar një proces të tillë”, tha Hoxhaj.

Uji Dea

Por ish-ministri u tregua kritik nga qeverisë së Albin Kurtit.

Sipas Hoxhaj, kryeministri i Kosovës duhet të shfrytëzojë vëmendjen e SHBA dhe BE për rajonin e Ballkanit dhe të mbajë një qëndrim të qartë për dialogun.

“Për mua është e rëndësishme që të merret dialogu mes dy vendeve si një çështje serioze që ta shfrytëzojmë këtë vëmendje të SHBA dhe BE. Qeveria e Kosovës aktualisht nuk ka politikë të jashtme dhe për këtë arsye nuk i ka synim njohjet e reja apo anëtarësimet në organizata ndërkombëtare. Kryeministri Kurti duhet të dalë i qartë për të ardhmen e dialogut sesa të blejë kohë me një diskurs romantik që nuk i sjell asgjë Kosovës. Në një kohë kur SHBA dhe BE kërkojnë që Kosova të përqendrohet në një marrëveshje për njohje të ndërsjellë. Është e domosdoshme që Kosova të shtrojë pyetjen se çfarë mund të arrihet në këtë kohë. Por kam përshtypje se dialogu është reduktuar në konferencë për shtyp”, tha mes të tjerash Hoxhaj.