Fundamenti

Kurti: Të gjithë duhet ta ndalim krimin nesër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se nuk lejojnë që tradhtia dhe krimi të legjitimohen në Kosovë.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se marrëveshja për demarkacion kufitar me Malin e Zi ëshrë një marrëveshje personale, raporton Indeksonline.

“205 mijë nënshkrime, dhjetëra aksione opozitare, qindra tubime publike dhe manifestime për Republikën, qindra e mijëra qytetarë në protesta… tregojnë dhe dëshmojnë që e drejta dhe fuqia janë në anën tonë. Kosova nuk ka tokë për të falur. Nuk mund të heqim dorë prej asaj pjesë të territorit që ka peshë të madhe për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se kjo është betejë e gjithë Kosovës e cili nuk e don krimin.

ARKATANA

“Protesta e nesërme do të jetë paqësore, nuk kisha thanë e qetë, por masive. Me vendosshmërinë tonë jemi të bindur se do ta ndalim demarkacionin. Ne jemi shumë të interesuar që të gjithë të na bashkohen. Është interes i përbashkët protesta e nesërme. Uroj që AAK dhe NISMA të na bashkohen”, tha tutje Kurti, duke u shprehur optimist protesta do ta ndal demarkacionin.

“Ne do të jemi në seancën plenare dhe do ta themi fjalën tonë. Thaçi e Grabovci flasin serbisht, çka ju vjen lezet të flasin gjuhën serbe”, ka shtuar Kurti.

Boiken Abazi, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LVV tha se klani kriminal nuk mund të ndal lëvizjen të veproj. Ai theksoi se është e qartë arsyeja e arrestimit të djeshëm të aktivistëve të kësaj partie.

“Regjimi nuk i lejon të rinjtë që nuk i frikësohen regjimit. Këta aktivistë janë shembull për të gjithë moshatarët e tyre në Evropë dhe më gjerë. Ka policë edhe patriotë që nuk i binden urdhrave të Policisë, disa policë më ndihmuan mua që ta kaloj kufirin. Protesta e nesërme do të jetë historike sepse 1 shtatori ka për tu mbajtur si dita e tradhtisë apo kthesa e çlirimit të Kosovës nga ata që e kanë kapur shtetin”, tha tutje Abazi. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.