Fundamenti

Kurti: Tash, populli po na donë si asnjëherë më parë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

“Populli nuk të do nëse nuk e don. Populli nuk të braktis, pa e braktisur ti njëherë atë. Neve populli na ka ndihmuar shumë, jo vetëm duke marrë pjesë aktivisht në protesta: prej mikpritjes nëpër shtëpitë e tyre për tubimet e shumta që i zhvillonim, apo qiratë falas për zyrat tona, e deri te votat në zgjedhje e qepët në demonstrata që na i hidhnin nga ballkonet”, ka shkruar Kurti.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ka vizituar sot qytetin e Prizrenit, me ç’rast ka folur për dashurinë që populli i Kosovës, sipas tij, po e shpreh kundrejt Vetëvendosjes.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka thënë se populli i Kosovës “po na don si asnjëherë më parë”.

“Populli nuk të do nëse nuk e don. Populli nuk të braktis, pa e braktisur ti njëherë atë. Neve populli na ka ndihmuar shumë, jo vetëm duke marrë pjesë aktivisht në protesta: prej mikpritjes nëpër shtëpitë e tyre për tubimet e shumta që i zhvillonim, apo qiratë falas për zyrat tona, e deri te votat në zgjedhje e qepët në demonstrata që na i hidhnin nga ballkonet”, ka shkruar Kurti.

Ish-kryetari i Vetëvendosjes ka thënë se 11 qershori, dita e mbajtjes së zgjedhjeve të radha parlamentare, do të jetë dita e fitores së Vetëvendosjes.

Postimi i plotë i Kurtit:

Mobi Casa

Populli nuk të do nëse nuk e don.

Populli nuk të braktis, pa e braktisur ti njëherë atë.

Neve populli na ka ndihmuar shumë, jo vetëm duke marrë pjesë aktivisht në protesta: prej mikpritjes nëpër shtëpitë e tyre për tubimet e shumta që i zhvillonim, apo qiratë falas për zyrat tona, e deri te votat në zgjedhje e qepët në demonstrata që na i hidhnin nga ballkonet.

Tash, populli po na don si asnjëherë më parë.

Ne duhet ta duam popullin më shumë se kurdoherë.

11 qershori është ditë me zemër, ditë e dashurisë, ditë e fitores së dashurisë, ditë e fitores së popullit tonë të dashur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.