Eko Higjiena

Kurti takon Stoltenbergun: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin më të sigurt

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri Albin Kurti në vazhdën e vizitës së tij dy ditore në Bruksel ka takuar Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Twitter se anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën më të sigurt.

Mobi Casa

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin Gjeneral, Jens Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqe dhe siguri si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti./Express/