ARKATANA

Kurti takon Apostolovën, thotë se mbesin të përkushtuar drejt rrugëtimit evropian

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Pas takimit me Apostolovën, kryeministri Kurti ka folur para mediave, ku ka thënë se në këtë takim e falënderoi shefen e BE-së për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën.

“Shpreha zotimin tonë që t’i ndjekim me vëmendje dhe përkushtim të gjitha projektet e procesit të integrimit të Kosovës në BE, ku pesë vendet mosnjohëse na kanë vështirësuar rrugën tonë evropiane. E falënderova për ndihmën 75 milionë eurosh për filterët në termocentralin Kosova B”, tha Kurti.

Kurti shtoi se Republika e Kosovës dhe ai si kryeministër i saj mbesin të përkushtuar në rrugëtimin drejt familjes evropiane.

ARKATANA

Ndërkaq, shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova ka thënë se kanë ardhur për ta përgëzuar kryeministrin Kurti për marrjen e postit.

Aposotolova theksoi se BE-ja do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës.

“Erdhëm ta përgëzojmë kryeministrin për marrjen e postit dhe formimin e qeverisë. U deshtë pak kohë për krijimin e kësaj qeverie….BE gjithmonë do të qëndroj dhe ndihmojë Kosovën. Dëshirojmë të shohim një qeveri përgjegjëse dhe ministra përgjegjës”, u shpreh Apostolova. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.