United Hospital

Kurti takon Apostolovën, flasin për formimin e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
HW

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur dje në një takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Apostolova uroi Kurti për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e këtij procesi. Ajo tha se me përjashtim të pjesës veriore të vendit, ku u raportua se pati presion ndaj serbëve lokal, gjithçka duket se shkoi në mënyrë të drejtë dhe të rregullt.

“Tani, është e rëndësishme që pas certifikimit të rezultateve të formohen institucionet dhe qeveria e re sa më parë në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe alokomit të fondeve që Bashkimi Evropian i ndan për zhvillimin e projekteve të ndryshme në Kosovë, si në fushën drejtësisë, arsimit, sigurisë dhe mjedisit”, citohet të ketë thënë Apostolova sipas komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti e falënderoi shefen e Zyrës së BE-së për vizitën dhe gjithashtu shprehu shqetësimin me procesin zgjedhor në veri të vendit.

HW

Ai tha se nevojitet adresimi i shkeljeve dhe parregullsive atje si dhe fillimi i dialogut për zhvillim me serbët lokal.

Po ashtu, Kurti citohet të ketë përmendur nevojën e një mini-Marshall plani të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sidomos për bashkimin dhe zhvillimin e qyteteve të ndara, i cili do të mundësonte progres shoqëror dhe hov drejt integrimeve evropiane.

Kurti po ashtu tregoi se e ka mirëpritur vlerësimin dhe renditjen përkatëse të çështjeve të Përfaqësueses së Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe të Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn, për zgjedhjet e 6 tetorit, e të cilët theksuan rëndësinë që qeveria e re të fillojë sa më parë me masa që ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe social, sundimin e ligjit, zbatimin e MSA-së dhe çështjen e dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.