RCCOLA

Kurti takon ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Westerlund, biseduan për temat aktuale në vend

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Në takimin e parë këtë vit me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, Kryeministri Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë.

Uji Dea

“Në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit.

Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.