Eko Higjiena

Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT-it: Kosova e angazhuar për dialog parimor dhe të balancuar me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, të ngarkuarin me punë në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jacob Webber, ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe Përfaqësuesin e Posaçëm dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon.

“Dy muaj pas fillimit të invazionit dhe agresionit të paprovokuar ushtarak rus ndaj Ukrainës, nevoja për bashkërendim të qëndrimeve dhe të veprimeve të botës demokratike kundrejt Federatës Ruse mbetet e domosdoshme. Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe ka qenë i menjëhershëm. Përveç sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse, në linjë me ato të BE-së dhe ShBA-ve”, thuhet në njoftim.

Takimi i kryeministrit Albin Kurti me ambasadorët e QUINT-it/ Foto: ZKM

Uji Dea

Më tej theksohet se Kosova po ashtu është solidarizuar me popullin ukrainas duke shprehur gatishmërinë e saj që të mirëpres deri në 5000 refugjatë nga Ukraina teksa gazetarja e parë ukrainase nga 20 sosh që do t’i pranojë Kosova tashmë ka arritur në Prishtinë.

Gjatë takimit, u fol edhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për çka Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar që të jetë parimor dhe i balancuar për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër.

Bashkë me kryeministrin Albin Kurti në takim ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.