ARKATANA

Kurti takon ambasadorët e vendeve të Quint-it, flasin për gjendjen e sigurisë në vend e rajon

/ 2 minuta lexim
HW

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të Quint-it.

“Vazhdimi i bashkëpunimit të ngushtë dhe bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të QUINT-it, ishte në qendër të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Përfaqësuesit të Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë”, thuhet në komunikatën për media.

HW

Në takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u diskutua për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, që mundëson pagesën e energjisë nga konsumatorët në komunat në veri të Kosovës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes me ENTSO-E dhe rëndësinë që ka kjo për sovranitetin e vendit, thuhet tutje.

Gjithashtu u fol edhe për zhvillimet politike në vend, si dhe gjendjen e sigurisë në vend e rajon.Duke biseduar lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, u ritheksua angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për dialog parimor dhe të balancuar, për marrëveshje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.