Mobi Casa

Kurti takoi senatorin Peters e kongresistin Levin, e falënderon SHBA-në për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në kuadër të vizitës zyrtare në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar senatorin Gary Peters dhe kongresistin Andy Levin.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti me këtë rast shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës.

Ai theksoi progresin e shënuar gjatë qeverisjes njëvjeçare, duke theksuar punën e institucioneve në avancimin e kauzës së dyfishtë të krijimit të vendeve të punës dhe drejtësisë.

Mobi Casa

Në takimin, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i qytetit Rochester Hills, Bryan Barnett, u bisedua edhe për kërcënimin që aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kurti theksoi rreshtimin e Kosovës krahas vendeve perëndimore për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe gatishmërinë për të strehuar 5.000 refugjatë nga Ukraina, si dhe për të mirëpritur disa gazetarë ukrainas. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.