ARKATANA

Kurti takoi ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, ajo i përmend faktin se është e rëndësishme të ketë shtete stabile dhe sovrane në Ballkan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministren e Mbrojtjes së Zvicrës, Viola Amherd.

Në njoftimin për media thuhet se Kurti e falënderoi edhe për ndihmën e vazhdueshme në programet e zhvillimit të ekonomisë dhe demokracisë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë Kosovës para, gjatë dhe pas luftës, e pas pavarësisë së Kosovës.

Ai theksoi se Kosova dhe Zvicra ndajnë vlerat e përbashkëta, me mërgatën tonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona.

“Përtej bashkëpunimit bilateral në ekonomi dhe rritjes së volumit tregtar, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin edhe në fushën e mbrojtjes.

Duke theksuar që Kosova është tregim suksesi i zhvillimit demokratik, ai e njoftoi ministren Amherd me progresin ekonomik dhe demokratik të vendit tonë. Po ashtu, theksoi synimet dhe planet e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s, Këshillin e Evropës, si dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

ARKATANA

Ministrja Amherd tha se Zvicra dhe Kosova ndajnë vlera të përbashkëta. Ajo potencoi rëndësinë e mërgatës së madhe nga Kosova, që kontribuon në ekonominë e Zvicrës.

“Duke ritheksuar mbështetjen e Zvicrës për Kosovë dhe zhvillimin e saj demokratik, ajo tha se për Zvicrën është shumë e rëndësishme të ketë shtete stabile dhe sovrane në rajonin e Ballkanit. U potencua gatishmëria e Zvicrës për të ndihmuar e asistuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për rritje të mëtejme të indikatorëve pozitivë ekonomik”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u bisedua për gjendjen e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it, situatën politike në rajon, rëndësinë e Procesit të Berlinit, si dhe për dialogun e Brukselit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.