Uji Dea

Kurti takohet me Osmanin, flasin rreth konstituimit të institucioneve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se konstituimi i institucioneve do të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo varet edhe nga aspekti procedurial.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë pas takimit që ka pasur mëngjesin e sotëm me Vjosa Osmanin, Glauk Konjufcën, Donika Gërvallën e Saranda Bogujevcin.

“Sot u takuam (në këtë lokal) meqenëse është e diel dhe në Kuvend të Kosovës nuk deshëm që t’i nxjerrim jashtë orarit kamarierët. Biseduam për procesin zgjedhor, biseduam për orarin drejt konstituimit të institucioneve. Ishim bashkë me presidenten, Vjosa Osmani dhe tashmë, deputeten e ardhshme, Donika Gërvalla dhe ishte një takim i këndshëm, i së dielës paradite. Urime Dita e Mësuesit”, ka deklaruar Kurti për t7.

Kurti po ashtu ka thënë se gjithçka rreth konstituimit të institucioneve do të shkojë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Hidromorava

“Gjithçka do të shkojë, sa më shpejt që të mundet nga ana jonë. Të vetmet kufizime janë ato që kanë të bëjnë me aspektin procedurial”, ka deklaruar kreu i VV-së.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, bashkë me iniciativën e Vjosa Osmanit, kanë fituar zgjedhjet e 14 shkurtit.

VV ka marrë 49.95 për qind të votave, duke siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.