Hidromorava

Kurti takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brien: Konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.

“Diskutuam përparimin e shpejtë ekonomik dhe demokratik të Kosovës – i njohur gjerësisht nga organizata ndërkombëtare”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar.

Mobi Casa

Ai tutje ka thënë se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO – si objektiva kryesore strategjike.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti të premten ishte për vizitë në Malaga të Spanjës ku ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023, ndërsa tani ndodhet në Paris ku po merr pjesë në Forumin e Paqes. /Telegrafi/