RCCOLA

Kurti takohet me Lajçakun: Pa asnjë parakusht, Marrëveshja Bazë të zbatohet plotësisht dhe shpejt

/ 1 minutë lexim

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë këtë të premte në forumin ekonomik të Delfit që po mbahet në Greqi.

Në margjina të këtij forumi Kurti ka pasur një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku u diskutuan tema të ndryshme.

“Në Forumin Ekonomik të Delfit me Miroslav Lajçak diskutuam për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri”.

Hidromorava

“Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar tutje Kurti në Twitter.

Ndryshe, të martën, më 2 maj në Bruksel do të takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Telegrafi/