Uji Dea

Kurti takohet me familjarët e viktimave të masakrës së Paklekut: Krimet e Serbisë nuk mund të zhduken e as të harrohen

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim familjarët e viktimave të Masakrës së Paklekut, Teuta Elshanin, Fadil Muqollin dhe Xhavit Muqollin dhe profesorin Nusret Pllana, autor i librit “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi shqiptarët 1844 – 1999”.

Javën e kaluar përkujtuam 23-vjetorin e Masakrës së Paklekut dhe të Çikatovës së Vjetër në të cilën u vranë dhe masakruan 77 shqiptarë civilë të paarmatosur.

Këto masakra, sikurse edhe të gjitha masakrat tjera në Kosovë, janë dëshmi e pamohueshme e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të shtetit serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1998/1999.

Mobi Casa

Siç njoftohet, në këtë takim u diskutua për rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës dhe për rolin e rëndësishëm që Instituti për krimet e kryera gjatë luftës do të ketë në arritjen e këtij qëllimi.

Kurti tha se krimet e Serbisë në Kosovë nuk mund të zhduken e as të harrohen, dhe se na duhet që të gjithë, organizata e institucione shtetërore, shoqëria civile, hulumtues të pavarur, e ekspertët të jashtëm, të angazhohemi në dokumentimin dhe adresimin e tyre.​/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.