Hidromorava

Kurti s’u bindet ndërkombëtarëve: S’ka afat shtesë për t’i konvertuar targat në RKS

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë afat shtesë për qytetarët serb për t’i konvertuar targat e tyre RKS, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se tashmë një shtyerje është bërë, kur është zgjatur vendimi deri më 1 shtator.

Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të përkatësisë serbe që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për t’i konvertuar targat ilegale në RKS.

Kurti e pranoi se ka presion edhe ndaj Beogradit për t’i pamundësuar qytetarët serb t’i konvertojnë tabelat e tyre në “RKS”.

Fundamenti

Ai përmendi edhe rastin e togerit të Policisë së Kosovës në Veri, me ç’rast iu dogj vetura pasi kishte kthyer tabelat në legale.“Ne tashmë e kemi bërë një shtyrje më 31 korrik. e kemi shtyrë për një muaj dhe në vend se të jetë më 1 tetor është data 1 nëntor, pra data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat kanë automjete me targa të stërvjetëruara të kohës së Millosheviqit, do të kenë mundësi t’i konvertojnë ato në targa legale”, tha Kurti.

“Fushata vazhdon, përmes mediave, takimeve me të gjithë akterët që targat RKS të shtohen e ato KM të hiqen. Ne bëjmë më të mirën e mundshme duke mos kursyer energjinë. Këto nuk janë masa kundër serbëve, por për serbët. Jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë”.“Nuk është as hakmarrje, as inat, e as urrejtje. Por, zbatim i ligjit. Kur aleatët e partnerët tanë na japin sugjerime ne i marrim ato shumë seriozisht dhe i analizojmë me kujdes”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

Kurti këto komente i bëri pas hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, organizim ky i The Economist në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Shtyrjen e afatit për targat për 10 muaj Kosovës ia kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, pasi kanë thënë se nuk duan tensionim të situatës në veri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.