ARKATANA

Kurti: S’po iu themi serbëve të marrin lekun apo monedhën e re të Kosovës “Dardan”, por euron

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Albin Kurti është pyetur në një konferencë për media nëse i kanë dërguar në Bruksel propozimet sa i përket zbatimit të Rregullores së re të BQK-së që ndalon dinarin.

Kurti ka thënë se ende s’ka përfunduar dita e sotme, për dërgimin e propozimeve në Bruksel, duke qenë se palët ishin dakorduar nga takimi i fundit i kryenegociatorëve, që të dërgojnë në Bruksel propozimet e tyre.

“Ende s’ka përfunduar dita e sotme për dërgimin e propozimeve tona. BQK është lartë edhe para. Përveç që kanë marrë rregullore të re nga 27 dhjetori e vendimin plotësisht të pavarur, kanë ofruar edhe plan 10 pikësh për tarnzicion. Nëse ka pasoja në terren, në iu përgjigjemi. Ne s’jemi as lokomotiva as vagoni i parë”, ka thënë Kurti, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se nëse do të ketë ndonjë serb të moshuar që do të has në vështirësi, Qeveria do të mund të ndihmojë. Megjithatë thotë se dinarët me thasë s’mund të hyjnë më në Kosovë.

Uji Dea

“Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet s’ka parë kurrë euro, por vetëm dinar, ne s’duam që ai të mbetet keq. Dhe ne si Qeveri shprehim vullnetin për t’i ndihmuar.

Por i vetmi mjet është euro. Por dinarët cash me thasë s’mund të kalojnë kufirin”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se s’po iu kërkohet serbëve as që të marrin lekun e Shqipërisë e as monedhën e Kosovës “Dardan”, por Euron.

“S’po ju themi serbëve ta marrin lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Kosovës, por euro-n e BE-së që ne e kemi përvetësuar nga 1 janari 2002”, ka shtuar tutje./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.