Kurti: Sot ishte një seancë e suksesshme, ku më së paku kishte rëndësi se kujt i dukesha i rrezitur unë

/ 1 minutë lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të suksesshme seancën e sotmë të Kuvendit, ku u miratua në lexim të parë Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai më tej ka falënderuar deputetët për të cilët tha se me këtë votim iniciuan themelimin e një mekanizmi të rëndësishëm me diskrecion për të hetuar pasurinë e të gjithë personave zyrtarë.

Mobi Casa

“Në këtë seancë më së paku kishte rëndësi sa kujt i dukesha i rrezitur unë. Ndërkohë, procesi i vettingut në sistemin e drejtësisë është një çështje tjetër, dhe konsultimet me partitë opozitare për të sigurisht që duhet të vazhdojnë”, shkroi ai. /Zëri