RCCOLA

Kurti: Sot është ditë e veçantë, le të votojmë e le të festojmë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje para pak çastesh ka votuar në objektet e Fakultetit Juridik.

Më pas u është drejtuar gazetarëve, duke thënë se sot është një ditë e veçantë, pasi, sipas tij, sovrani do t’ua japë përgjigjet të gjithë politikanëve e partive politike.

“Sot është një ditë fort e veçantë. Të gjitha partive e politikanëve u përgjigjet populli si burim i sovranitetit”, ka thënë Kurti, raporton Gazeta Express.

Kurti thotë se sot të gjithë janë të barabartë dhe ka bërë thirrje të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.

Fundamenti

“Sot s’ka rëndësi a je i pasur a i varfër, a vjen nga fshati a qyteti. A ke mbaruar shkollim të lartë a jo. Të gjithë jemi të barabartë. Të gjithë ta shfrytëzojnë këtë shans historik për nga karakteri. Le të votojmë e le të festojmë”, ka thënë ndër të tjera Kurti.

Kurti ka deklaruar se gruaja e tij nuk ka mundur të votojë ngase ajo ka nënshtetësi norvegjeze.

“Gruaja ime nuk ka mundur të votojë ngase ka nënshtetësi norvegjeze. Vajza ka nënshtetësi kosovare por është ende e vogël”, ka deklaruar Kurti. /GazetaExpress/