Fundamenti

Kurti: S’konfiskohen dokumentet e Serbisë, është lajm i rremë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se reciprociteti për letërnjoftime dhe targat me Serbinë do të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori, raporton Eonomia Online.

Po sipas tij, Qeveria po ballafaqohet me lajme të rreme rreth masës së reciprocitetit.

FIDANISHTJA

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, Kurti ka deklaruar se ka dëgjuar një lajm të rremë me pretendimin se “dokumentet e Serbisë do të konfiskohen në kufi” në këmbim të dokumentit për hyrje-dalje.Megjithatë, Kurti ka thënë se ky pretendim “nuk është i vërtetë”. Të njëjtat fjalë, kryeministri i tha edhe në gjuhën serbe.

Ai tregoi se dokumenti nga institucionet e Kosovës në kufi lëshohet për 20 sekonda, ndërsa theksoi se procedura e kësaj nga ana e Serbisë ua merr qytetarëve të Kosovës 10 deri në 60 minuta kohë.“Përballë fushatës tonë për vendimet e Qeverisë dhe thirrjes për ligjshmëri u ngrit një dezinformatë, informimi për barrikada. Barrikadat u bënin rezistencë vetëm që të mbrojmë vendin. Konvertimi i targave në RKS i shërben rendit dhe ligjit. Në vlerën totale kapin shifrën 5 mijë euro. Për një masë të njëjtë duhet të presim mbi 60 minuta”.“Kam dëgjuar për lajmin e rreme që dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi nuk është e vërtetë. Me 1 gusht ishin lëshuar 4 mbi 2000 dokumente për hyrje dalje. Po jetojmë në një epokë sfiduese dhe na duhet kujdes i shtuar. Dezinformimi paraqet rrezik mjaft të madh. Fushata jonë e informimit do të vazhdojë kur do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Barrikadat që vendosen në veri vijnë nga lartë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.