Fundamenti

Kurti: S’ka Qeveri këtë vit, LDK refuzoi Kryeparlamentarin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Albin Kurti ka konfirmuar se këtë vit nuk do të ketë Qeveri të re. Ka thënë se në janar do të ndodhë pajtimi me LDK’në për të ndarë pozitat shtetërore.

Lideri i VV’së ka thënë se Partia e Isa Mustafës refuzoi pozitën e Kryetarit të Kuvendit të cilën e mori Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

“Në janar kemi përpara arritjen e marrëveshjes me LDK-në”, ka thënë Kurti, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

“80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojmë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua”, la shtuar ai.

Kurti ka thënë se s’bën të humbet më shumë kohë për të formuar Qeverinë derisa ka thënë se në bisedime me LDK’në po mbrojnë vullnetin e popullit.

“Unë pres që pas konstituimit të Kuvendit të fokusohemi në bërjen e koalicionit qeverisës sepse pengesat e panevojshme nuk i duam. Ne nuk do të ishim VV nëse nuk punojmë e kërkojmë ashtu siç duan qytetarët. Kohë për të humbur nuk kemi sepse s’kemi ekonomi të zhvilluar, nuk kemi shërbime të mira shëndetësore dhe pothuajse të gjithë sektorëve iu duhet ndërhyrje”, ka thënë ai./express/

__________________________________

Kurti: LDK’ja ma përcakton datën formimit të Qeverisë e jo Presidenti
Lideri i VV’së, Albin Kurti ka thënë se Partia e Isa Mustafës e përcakton se kur do të formohet Qeveria e re e jo Presidenti i Republikës. Ka thënë se takimi do të ndodhë me Hashim Thaçin por data e formimit të Qeverisë do të përcaktohet pas marrëveshjes mes LDK’së e VV’së.

Mobi Casa

Albin Kurti ka vendosur të mos ngutet të formojë e propozojë mandatarin e Qeverisë pa e bërë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ka vendosur të mos shkojë më në Kuvend dhe ta zë në befasi 28 deputetët e LDK’së.

Në një paraqitje publike, Kurti ka thënë se LDK ia përcakton datën e formimit të Qeverisë. E jo presidenti me ftesa për takime konsulatative.

“Pra, Presidenti i Republikës përcakton datën e konsitutimit të Kuvendit e jo të formimit të Qeverisë. Formimin e Qeverisë e përcakton tjertërkush. Mua datën për formimin e Qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës jo Presidenti i Republikës”, ka thënë ai.

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk mund të caktojë datën e formimit të Qeverisë pa e bërë propozimin partia fituese dhe pa u arritur marrëveshje mes dy partive.

“Duhet të takohemi dhe të bisedojmë. Edhe ne dojmë marrëveshje edhe populli do marrëveshje”, ka thënë ai.

“Le ta diskutojmë këtë dhe çështje tjera në takimin tonë të parë të radhës”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.