Fundamenti

Kurti: S’ka marrëveshje me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar sot se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë pa e zbardhur çështjen e personave të zhduku me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kurti në Ditën e të drejtave të njeriut, të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut tha se kjo ditë është e veçantë që në 30 nene e kodifikon dinjitetin e njeriut.

Ai në këtë ditë të rëndësishme ka folur për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

“Nga 10 qershori i vitit 1999 diku rreth një muaj edhe vet kam qenë i zhdukur, jo pse isha i zhdukur për vete por familja nuk e dinte se ku jam deri atëherë kur na vizitoi Kryqi i kuq ndërkombëtarë në korrik të 1999…”, tha Kurti.

Ai tha se e kanë bërë të qartë se çështja e të pagjeturve është prioritet.

Mobi Casa

“Unë besoj që e keni përcjellë edhe ju se personalisht kam qenë i zëshëm dhe në secilin takim me akterë relevantë ndërkombëtar, e kam përmendur çështjen e personave të zhdukurve me dhunë, si çështje edhe me prioritet edhe urgjencë. Po e ri-them që marrëveshje me Serbinë nuk ka pa e u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”, shtoi Kurti.

Ai tha se janë në proces të diskutimit për hapjen e disa vend-varrezave. Kurti po ashtu bëri të ditur se kanë kërkuar amandamentimin e Ligjit për personat e zhdukur.

Kryeministri i vendit tha se kanë kërkuar që të ngritet një qendër memoriale në Prishtinë për krimet e luftës.

“Ne realisht kemi shkuar një hap përtej kësaj dhe veçse kemi përfunduar fazën e parë të punës për themelimin e Institutit për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Në nëntor e kemi nisur draftimin e Projektligjit dhe besojmë brenda gjashtë muajve të parë të 2022 do të kemi një mekanizëm funksional që do të dokumentojë dhe adresojë krimet e kryera gjatë luftës”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.