FIDANISHTJA

Kurti: S’ka dialog me harta në tavolinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur sot në një konferencë virtuale para studentëve të Universitetit të Harvardit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se papunësia dhe krimi e korrupsioni janë dy probleme me të cilat u përball kur erdhi në krye të qeverisë së Kosovës.

Kurti ka folur për masat që ka ndërmarrë si qeveri për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ai ka thënë se programi qeverisës është i organizuar në bazë të dy prioriteteve, drejtësinë dhe krijimin e vendeve të punës.

FIDANISHTJA

Si pjesë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, Kurti ka përmendur shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike për shkak të miliona humbjeve në këto ndërmarrje.

Kurti tha se hapja e vendeve të punës është prioritet i qeverisë që ai drejton, përfshirë edhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë drejtim ai ka përmendur se Kosova ka popullsi të re dhe si e tillë ka kushte të mira për tërheqjen e investimeve të huaja, ndonëse e pranoi se në këtë drejtim ka shumë punë për të bërë.

Kurti ka thënë se dëshiron normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe se dialogu duhet të vazhdojë. Në këtë drejtim ai ka përmendur ekipet që ka formuar për që të qenë pjesë e këtij procesi.

“S’ka dialog me harta në tavolinë, s’ka president rreth hartave. Rezultati final i bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.