Uji Dea

Kurti: Sistemi ynë do të punojë për zbardhjen e vrasjeve makabre gjatë luftës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sot, në 22-vjetorin e vrasjes së nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së Fehmi Aganit, kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i profesorit.

Kurti pas homazheve te varri i profesorit Fehmi Agani ka folur për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, që ia mundëson Prokurorisë Speciale gjykimin dhe dënimin në mungesë.

FIDANISHTJA

Ai thotë se sistemi ynë i drejtësisë do të punojë për zbardhjen e vrasjeve makabre.

“Më 29 maj të vitit 2019 ne e patëm plotësuar Kodin e Proceduarës Penale për t’i mundësuar Prokurorinë sonë Speciale që të hetojë e më pas të kemi edhe gjykime e dënime në mungesë. Para dy javës e bëmë edhe një avancim legjislativ të radhës, besoj që është koha e fundit që sistemi ynë i drejtësisë të veprojë, të punojë, në mënyrë që për vrasjet e shumta të regjimit kriminal të Jugosllavisë të Millosheviqit të kemi procese të drejta gjyqësore, që sjellin drejtësi për të gjitha viktimat. Profesor Agani ka lënë studentët e tij, ka lënë veprat e tij që lexohen nga të gjithë, andaj pa dyshim se kontributi dhe puna e tij do të jehojnë edhe në të ardhmen”, tha ai. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.