FIDANISHTJA

Kurti shpalos detaje të dakordimit me BE-në, pret heqjen e masave

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur për marrëveshjen e arritur me BE-në lidhur me shtensionimin e situatës në veri.

Kurti tha se pas dakordimit me Bashkimin Evropian lidhur me tejkalimin e situatës në veri pret që Kosova dhe Serbia të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta, gjë që është cenuar prej vendosjes së masave të përkohshme kundër Kosovës nga ana e BE-së.

I pari i Qeverisë theksoi se beson që dakordimi në Bratislavës do të ndihmojë shumë në përforcimin e fokusit dhe vendosjen e barazisë midis palëve, që ndihmon zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike dhe të Aneksit të saj.

Ai përmendi edhe katër pikat për të cilat është arritur dakordim mes Kosovës dhe BE-së, duke dhënë edhe detaje.

“Në këtë kontekst zv.kryeministri ka arritur dakordim me emisarin Lajçak për këto pika.

ARKATANA

Pika e parë, ka të bëjë me reduktimin e ¼ të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre. Ata do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna dhe do të vazhdojnë detyrën atje ku ka nevojë më shumë për ta meqenëse konsiderojmë se pranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është më e qetë”, ka thënë Kurti.

Sa i përket pikës së dytë për vlerësime të përbashkëta të sigurisë mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it, Kurti tha se “kjo ka qenë kërkesë e jona që nga fillimi duke qenë që sundimin e ligjit dhe qetësinë e sigurinë e shohim si interes të përbashkët të të gjitha palëve.

“Pika e tretë që ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ne kemi shprehur përkushtimin tonë që të sigurohet baza ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme komunale. Për këtë duhet të sigurohet ambienti që mundëson fushatën e mirëfillti, pluralizëm politik, pjesëmarrjen e komuniteteve dhe që siguron paprekshmërinë e votës. Nuk mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit sepse ajo do të cenonte demokracinë”, tha Kurti.

Për pikën e katërt ku parashihet mbajtja e një takimi të dy kryenegociatorëve në Bruksel, kryeministri u shpreh se në vazhdimësi ka theksuar se të dyja palët duhet ta pranojnë publikisht që marrëveshja bazike është ligjërisht e obligueshme, gjë që nuk ka ndodhur ende nga pala serbe.

“Së dyti që marrëveshja duhet të zbatohet në plotin gjë që me gjasë ende nuk është e qartë për njërën nga palët. Së treti që zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet dhe së katërti që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta gjë që është cenuar nga vendosja e masave të përkohshme kundër Kosovës nga BE-ja”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.