Eko Higjiena

Kurti: SHBA-ja luan rol të rëndësishëm në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë tonë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, ka thënë se vendi është duke u përballur me sfida e vështirësi si rezultat i pandemisë globale.

Kurti ka shtuar se institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht që kjo valë e radhës me variantin Delta të kaloj me sa më pak jetë të humbura dhe sa më pak pasoja për qytetarët dhe ekonominë.

“Pavarësisht kësaj gjendje të rënduar, Republika jonë vazhdon të mbetet e përkushtuar që të punoj bashkë me aleatët dhe partnerët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale. Vendi ynë po mirëpret refugjatët afganë, po mbështet ushtarakisht paqen në Lindjen e Mesme, dhe vendet e rajonit me fatkeqësisht natyrore. Në rrugën e rritjes dhe zhvillimit të ushtrisë tonë, rol të rëndësishëm luan partneri ynë i pazëvendësueshëm strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Kurti.

FIDANISHTJA

Ai shtoi se mbështetja me automjete të blinduara nga SHBA-të është vetëm njëra nga shumë fusha ku SHBA-të po kontribuojnë për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit dhe popullit tonë.

“Në emër të qeverisë i shpreh falënderime dhe u jemi mirënjohës ShBA për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyeshme për zhvillimin e sistemit të mbrojtës së vendit tonë

Qeveria e Kosovës mbrojtjen e territorit dhe sovranitetin e republikës e sheh si interes vital shtetëror, dhe në këtë aspekt përkrahjen e FSK e trajton me prioritet të veçantë. FSK ka dëshmuar se i ka më të mëdha aftësitë sesa mundësitë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.