Mobi Casa

Kurti: Shala i gatshëm për kompromise

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj emërimit të nënkryetarit të AAK-së, Blerim Shala, si koordinator për bisedime politike me Serbinë, duke thënë se ai është person i cili kohë më parë ka deklaruar se është i gatshëm për kompromise, duke ia dëmtuar imazhin e Kosovës.

Kreu i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se kush bën një hap drejt PDK-së, e ka bërë një hap drejt bisedimeve me Serbinë dhe një hap më shumë drejt Daçiqit.

Ai ka thënë se Kosova e ka pasur shansin më të mirë që ta kushtëzojë Serbinë,sepse kjo e fundit varet nga Kosova, në masë të madhe edhe ekonomikisht, por edhe politikisht.

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për emërimin e Blerim Shalës nga presidentja e Kosovës si koordinator në bisedime politike me Serbinë, ka thënë se Shala është një njeri që qysh më parë ka deklaruar se është i gatshëm për kompromise me Serbinë, madje edhe në kohën kur as qeveria nuk e kishte pranuar se do të hyjë në dialog politik me Serbinë.

“Është e qatë që personi i cili u emërua për koordinator të dialogut politik ka treguar në një intervistë në gusht të këtij viti se është i gatshëm për kompromise dhe kësisoj, ende pa filluar dialogu politik, në kohën kur edhe qeveria e Kosovës nuk deklarohej për dialog politik, ai tashmë ishte deklaruar për kompromis në dialogun politik. Kjo e dobëson edhe më tej pozitën e Kosovës dhe jam i bindur që po përshpejtohet kompromisi i ardhshëm ku Serbia fiton e Kosova dëmtohet ”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës është treguar e zellshme për të biseduar me Serbinë, kurse e ka pësuar populli i Kosovës.

Uji Dea

Sipas tij, udhëheqësit më të lartë të vendit, si presidentja dhe kryeministri Thaçi, janë duke bërë veprime anti demokratike, anti-qytetare, anti-institucionale dhe anti-historike.

“Edhe një gjë tjetër u vërtetua. Një hap në drejtim të PDK-së është një hap në drejtim të dialogut me Serbinë, është një hap në drejtim të Daçiqit dhe është një hap në drejtim të kompromisit me Serbinë, që do të thotë se është i njëjti hap. Po iu afrove dialogut me Serbinë, i afrohesh PDK-së, po iu afrove PDK-së, i afrohesh dialogut me Serbinë”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se Kosova e ka pasur shansin unik që ta kushtëzojë Serbinë, pasi që ajo po varet prej Kosovës në masë të madhe në aspektin ekonomik, por sidomos në atë politik, dhe kjo sipas tij, kjo nuk po shfrytëzohet.

Ai ka thënë se Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian pa marrëveshje me Kosovën, pa pranimin e Kosovës dhe pa u dëshmuar para Brukselit se ka fqinjësi të mirë.

Ai thotë se ky ishte shansi që kjo qeveri nuk po e shfrytëzon./Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.