FITORJA

Kurti: Serbisë po i intereson vetëm neni 7, Asociacioni është pjesë e marrëveshjes, por s’është vetë marrëveshja

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se formimi i Asociacionit është pjesë e marrëveshjes me Serbinë, por se marrëveshja për normalizimin e raporteve mes dy vendeve nuk e përmban vetëm nenin 7.

Në një deklarim për media të martën, Kurti është shprehur se pala kosovare e ka bërë të qartë edhe në takimin e së hënës në Bruksel se është e interesuar të zbatohet në tërësi marrëveshja, e jo vetëm neni 7 i saj, në të cilin flitet për formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe e po ashtu për sigurimin e “një niveli të përshtatshëm të vetëqeverisjes”.

Kreu i Qeverisë po ashtu ka thënë se duan një plan të zbatimit të kësaj marrëveshje i cili është i hollësishëm, konkret, i balancuar dhe gjithëpërfshirës.

Ndërsa sipas tij, pala serbe nuk është e interesuar për zbatimin në tërësi të marrëveshjes bazë, por vetëm për nenin 7.

FITORJA

“Ajo (Serbia) dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm dhe vetëm te neni 7. Natyrisht se neni 7 është pjesë e marrëveshjes, por neni 7 nuk është marrëveshja dhe këtë gjë zëvendëskryeministri Bislimi e ka bërë të qartë mbrëmë në Bruksel. Gjithashtu kemi theksuar se dëshirojmë një plan zbatimi i cili është i hollësishëm, konkret, i balancuar dhe gjithëpërfshirës”.

“Nuk mund të jetë plani i zbatimit i sekuencuar për marrëveshjen që e kemi bërë, vetëm në nenin 7. Sa i përket nenit 7, pala serbe e ka rikonfirmuar se atyre nuk u intereson as Kushtetuta as aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, por vetëm teksti që e ka nënshkruar ish-kryeministri Isa Mustafa”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se ende nuk kanë marrë raport nga Bashkimi Evropian (BE) mbi denoncimet e Kosovës për shkeljet e marrëveshjes nga ana e Serbisë.

“Në takimin e 2 majit të nivelit të lartë, unë i kam dorëzuar një dokument me të gjitha shkeljet e Serbisë edhe të Marrëveshjes bazike të 27 shkurtit në Bruksel, por edhe të marrëveshjes së Ohrit, mirëpo deri më sot nga ndërmjetësit nuk kemi një qëndrim të denoncimit tonë mbi shkeljet e Serbisë. Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të menjëhershëm të marrëveshjes, pra pa kushte dhe pa vonesa. Pra është problemi te pala tjetër e cila nga pesë pikat e preambulës dhe 10-të nenet e marrëveshjes, ajo dëshiron që ne të përqendrohemi vetëm tek neni 7”, ka theksuar Kurti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.