Hidromorava

Kurti: Serbia po e kopjon Rusinë, angazhohet të shkatërrojë shtetësinë e shteteve që nuk janë pjesë e BE-së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar se Kosova nuk ka problem më të madh se ai i raportit me Serbinë.

Shefi i ekzekutivit kosovar në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ka thënë se Serbia po e kopjon Rusinë, e që sipas tij po angazhohet të shkatërrojë shtetësinë e shteteve që nuk janë pjesë e BE-së.“Problemi ynë më i madh është Serbia, e cila as nuk mund ta mendojë e as ta pranojë Kosovën si shtet të barabartë dhe fqinj”, ka thënë Kurti në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”.

GRANDEMALL

Ai e ka akuzuar Serbinë për sjellje armiqësore edhe ndaj shteteve tjera të dala nga ish-Jugosllavia, ndërsa e ka krahasuar me Rusinë.“Serbia po sillet në Ballkanin Perëndimor sikur Rusia me fqinjët e saj: entitetin e Republikës Serbe në Bosnjë tenton ta shndërrojë në Bjellorusi, ndërsa Malin e Zi në Ukrainë.”“Në thelb, Serbia nuk e njeh shtetësinë e vendeve që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian – Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, e madje as Maqedoninë e Veriut. Përkundrazi, këto shtete i konsideron si të përkohshme dhe me të gjitha kapacitetet e veta angazhohet ta shkatërrojë shtetësinë e tyre”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu qartësoi se nuk do të ketë themelim të Asociacionit të Komunave Serbe, meqë sipas tij, është në kundërshtim me nenin 23 të Kushtetutës së Kosovës.“Një krijesë të tillë e kemi në Bosnjë dhe Hercegovinë: quhet Republika Srpska, është ndërtuar në Dayton dhe i shërben Beogradit e jo serbëve. Pra, Beogradi e don një krijesë të njëjtë edhe në Kosovë”.Ndërkohë, ka ripërsëritur qëndrimin kundër projektit të “Ballkanit të Hapur”.“’Ballkani i Hapur’ më shumë i ngjan një Ballkani që është i hapur ndaj ndikimeve nga Lindja, veçmas nga Federata Ruse dhe Kina, i hapur për autokraci, korrupsion, krime lufte… Gjithçka kundër vlerave evropiane të demokracisë dhe sundimit të ligjit”.Kurti nuk është përgjigjur në pyetjen nëse e ka përshtypjen se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kuptohet më mirë se ai me presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiqin, por ka përmendur mbledhjen e fundit të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe nënshkrimin e 13 marrëveshjeve të reja midis tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.